Shoqata VZHK dhe organizata Tika nga Turqia dhuruan uniforma për nxënësit e shkollës së mesme teknike Presheva në Preshevë
Dhuruam uniforma për nxënësit e Sh.M.Teknike “ Presheva “ .Sëbashku me stafin e shoqatës VZHK-së dhe kursantet dhuruam uniforma për nxënësit e Shkollës së Mesme Teknike “Presheva” në Preshevë , të cilat u punuan nga kursantet të cilat ishin pjesë e kursit profesional të rrobaqepësinë të gjeneratës së Vl E faleminderuam TIKA-në për mbeshtetjen e projektit , stafin e Shkolles se Mesme Teknike “ Presheva “ për bashkëpunim dhe kursantet për punën e tyre vullnetare.Projekti do të vazhdoj edhe në vitin e ardhshëm, poashtu në këtë projekt janë të përfshirë edhe nxënësit nga Bujanoci.Uniformat kanë një rol të rëndësishëm në kontekstin shkollor dhe jo vetëm. Disa nga rëndësitë e uniformave janë:Uniformat krijojnë një ndjesi të përbashkët të identitetit ndër nxënësit dhe mësuesit, duke theksuar një ndjenjë të bashkëpunimit dhe solidaritetit në shkollë.Uniformat mund të ulin ndjenjat e konkurrencës dhe përçarjes bazuar në veshje. Të gjithë nxënësit janë të veshur njësoj, duke krijuar një ambient më të barabartë.Uniformat mund të zvogëlojnë presionin social për të veshur rroba të shtrenjta ose të fundit në modë, duke shmangur ndjenjën e ndarjes ndër nxënës.Në raste të ndryshme, uniformat mund të ndihmojnë në njohjen e nxënësve dhe ndihmojnë në sigurinë e shkollës.Uniformat mund të nxisin një kulturë shkollore ku nxënësit ndihen të përfshirë dhe të kujdesen për ambientin e tyre shkollor.Zv.Drejtori Mitat Saqipi shprehi mirënjohje dhe Faleminderim për TIKA-në dhe për Shoqatën VZHK , poashtu në emër të nxënësve Arbenita Abazi e faleminderoi TIKA-në dhe VZHK-në. uniforma për nxënësit e Sh.M.Teknike “ Presheva “