Iljasa Zulfiji transferohet në Kazakistan ?
Iljasa Zulfiji i ka dhënë lamtumirën Dukagjinit në mënyrën më të mirë të mundshme. Ai kontribuoi me gol në fitoren e sotme të Dukagjinit ndaj Lirisë (2:1).
Për të ishte kjo ndeshja e fundit me fanellën e klinasve.
Informohu mëson se sulmuesi nga Lugina e Preshevës do të vazhdojë karrierën në Kazakistan.Zulfiji do të zyrtarizohet së shpejti te Zhenis Astana, klub që bën gara në Premierligën e atjeshme.Lojtari dhe klubet kanë mbyllur tashmë marrëveshjen.
Sulmuesi i krahut të djathtë me klubin nga Astana do të nënshkruajë kontratë 1-vjeçare.Klubi i Dukagjinit do të ketë në zotërim 50% të kartonit të Zulfijit, për shitjen e tij në të ardhmen.25-vjeçari ishte pjesë e Dukagjinit nga vera e vitit 2022 dhe ishte ndër më të dalluarit në ekipin e drejtuar nga Armend Dallku.Ai këtë sezon ka shënuar katër gola në Superligën e Kosovës.
Zulfiji numëron katër gola edhe në katër paraqitje me Dukagjinin në kualifikimet e Ligës së Konferencës.
Te Zhenis Astana luan edhe sulmuesi tjetër shqiptar, Arb Manaj, si i huazuar nga Drita.Sezoni i ri në elitën e futbollin në Kazakistan do të fillojë muajin e ardhshëm.