FLAMURTARI F.C – Pjesë e turneut më të madh në Ballkan

FLAMURTARI F.C – Pjesë e turneut më të madh në Ballkan

FLAMURTARI F.C PREZENT NË TURNIRIN MË TË MADH NË BALLKAN – “2 KORRIKU” NË BEGUNCË!

Klubi i futbollit FLAMURTARI do të jetë pjesë e turneut më të madh të futbollit të vogël në Ballkan, që mbahet më 2 Korrik në Beguncë që do të luhet ndeshja në ditën e shtunë 21.06.2025 nga ora 20:30 !
Me krenari dhe motivim maksimal, skuadra jonë do të përfaqësojë me dinjitet ngjyrat kuqezi në këtë ngjarje madhështore sportive që bashkon ekipe nga e gjithë treva shqiptare dhe më gjerë.

Ky turne nuk është thjesht një garë, por një festë e futbollit, një simbol i unitetit, pasionit dhe talentit shqiptar. Flamurtari në këtë kompeticion me qëllime të qarta – për të treguar shpirtin luftarak, lojën kolektive dhe për të përfaqësuar Preshevën me krenari.

Ftojmë të gjithë tifozët, dashamirët e klubit dhe sportdashësit të jenë pjesë e kësaj atmosfere unike dhe të mbështesin ekipin tonë në çdo ndeshje!

Flamurtari në sulm, për fitoren dhe për lavdinë!

#Flamurtari #2Korriku #Beguncë2025 #TurneuMëIMadh #FutbollMeZemër