Dje ishte koncerti Kulturorë-Artistikë në zemër të Preshevës

Dje ishte koncerti Kulturorë-Artistikë në zemër të Preshevës

Mbrëmje magjike në zemër të Preshevës🌟

Mbrëmë, Çarshia jonë u gjallërua si rrallëherë më parë! Në koncertin e mrekullueshëm të Shoqërisë Kulturore-Artistike “Presheva”, angazhimin serioz i Zyrës për të Rinj, përjetuam një mbrëmje të paharruar, plot emocione dhe krenari 🎶🇦🇱

Këngët e vjetra qytetare, tingujt folklorikë mbushën hapësirën me jetë, duke na rikujtuar sa e pasur dhe e bukur është trashëgimia jonë kulturore. Të rinjtë tanë po tregojnë se kur ka vullnet dhe dashuri për vendin, gjithçka është e mundur!

Presheva mbrëmë ishte plot njerëz, plot buzëqeshje, plot shpirt! Ka kohë që nuk e kemi parë kaq të gjallëruar qytetin tonë, dhe kjo është një shenjë e mirë se po lëvizim në drejtimin e duhur 🌹

Lavdata dhe mirënjohje për SH.K.A “Presheva” dhe për të gjithë ata që kontribuuan që kjo natë të jetë kaq e veçantë!

Kultura jonë💃🕺

Rinia jonë❤️

Presheva jonë✨