72 orët e Vuçiqit për “masa serioze” ndaj Kosovës, eksperti i sigurisë tregon çka “fshihet” pas kësaj deklarate: Këto masa nuk..
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, pas takimit që e pati me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak paralajmëroi se Serbia do të përgjigjet me “masa serioze” brenda 72 orëve ndaj Kosovës.
Vuçiq ka thënë se në 72 orët e ardhshme do t’i adresohet publikut për “ato që bashkësia ndërkombëtare nuk i ka përmbushur, për ato që Serbia kërkon, dhe synon të bëjë”.
“Ne do t’ju përgjigjemi me masa serioze në 72 orët e ardhshme. Serbia është gjithmonë pro dialogut, unë jam gjithmonë i gatshëm për të, por Serbia nuk do të lejojë persekutimin dhe pogromin e popullatës serbe”, ka shkruar Vuçiq.
Por, me këtë deklaratë nuk u mor fare Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, që gjatë një vizite në veri deklaroi se nuk merret me komentimin e lajmeve e “lëre më” të paralajamërimeve
Por, çka paralajmëroi Vuçiqi me deklaratën e fundit dhe sa seriozisht duhet të trajtohet ajo?. Në lidhje me këtë për gazetën “Bota sot” foli Eksperi i sigurisë Drizan Shala.
Ai e quajti retprikë të zakonshme deklaratën e presidentit serb pas dështimit të Serbisë në bllokimun e pikave kufitare.
“Një retorikë e zakonshme para asaj që pamë një dështim të Serbisë në bllokimin e pikave kufitar, e ku përmes deklarimeve do të tentohet të mbahet gjallë narrativa e saj për të tërhequr vëmendjen para fillimit të procesit të dialogut, ku edhe Serbia do të duhej të ndërmerr hapa konkret për të zbatuar planin europian”, u shpreh Shala për “Bota sot”.
Sipas ekspertit të sigurisë, këso deklarime do të shohim dhe ndëgjojm më shpesh bazuar në dështimin që Serbia e pësoi në shtator të vitit 2023 nga forcat e rendit të Kosovës.
“Këto masa që ai i ka proklamuar nuk kanë ndonjë efekt substancial në procesin e brendshëm të sigurisë së vendit dhe nuk duhet të shqetësohemi më shumë”, përfundoi Shala.